Ora News - Basha: Dako të merret i pandehur, Marku e Prela të mos prishin provat

2018-10-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lulzim Basha dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u përplasen me akuza në rrjetet sociale. Basha kërkoi hetim urgjent dhe marrjen si të pandehur të zyrtarit socialist për bashkëpunim me krimin për të vjedhur vota. Por kreu i Bashkisë Durrësit, i cilësoi akuzat shpifje ndërsa paralajmëroi padi në gjykatë. Enkelejd Alibeaj në emër të Partisë Demokratike, tha se faktet që janë publikuar kundër Dakos janë vetëm maja e ajsbergut.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar një hetim urgjent dhe të posaçëm për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, ndërsa ka bërë thirrje që ai të merret i pandehur.
Në Facebook, Basha paralajmëroi prerë Prokuroren e Përgjithshme dhe kreun e Krimeve të Rënda.
Lulzim Basha: Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë. Dua t?i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-vangjush-dako-te-merret-i-pandehur-te-nisin-hetimet-urgjentisht