Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Si në të gjitha seancat e tjera, opozita nëpërmjet deputetit Ervin Salianji, paraqiti qëndrimin e saj në Këshillin e Legjislacionit mbi konsultimet për vetingun në politikë dhe më pas braktisi mbledhjen.
Salianji u shpreh se me përgjimet e publikuara deri tani për funksionarët e saj, maxhoranca duhet të kërkojë falje publike dhe të pranojë vetingun në politikë dhe jo të bëjë konsultime farsë dhe më pas u largua pa dëgjuar deputeten socialiste Vasilika Hysi e cila tha se konsultimet po kryen në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias që vjen në dhjetor
Ervin Salianji: Është e qartë se mazhoranca nuk e do vetingun e politikës dhe është e qartë se qytetarët shqiptarë duan njëherë e mirë, sidomos pas zbulimit të ngjarjeve të lidhjes së politikanëve me krimin, të shkëputen njëherë e mirë lidhjet e politikanëve me krimin. Ne si PD kemi kërkuar kontrollin e integritetit të politikanëve, të lidhjes së tyre me krimin dhe kontrollin e pasurisë së politikanëve. Këto nuk besoj se ka qytetar që i do. Nuk besoj se ka qytetar që nuk traumatizohet kur kryetar bashkie të zgjedhur nga PS thonë se "unë e njoh Niçen" dhe na i shesin si normalitet.
Në 5 vite ato që ne kemi thënë si opozitë, sot po dalin qartazi të lidhur me krimin. Atë që ne kemi kërkuar dhe kërkojmë me forcë sot, që gjenden në përgjimet e prokurorisë dhe përgjimet e partnerëve, këta zotërinj mund të dënohen sic ndodhi me ish-deputetët e PS, që tu vijë radha pas 5 vitesh apo edhe më shumë. Por ne kërkojmë që sot pa asnjë vonesë të bëhet kontrolli i integritetit dhe pasurisë së politikanëve, njësoj si me gjyqtarët dhe policët. Nuk ka më arsye pse politikanët të jenë të privilegjuar në këtë shoqëri. Nuk ka arsye për ta shtyrë në kalendat grekë këtë proces.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vetingu-ne-politike-salianji-kerkon-pershpejtim-te-procedures-mos-beni-teater