Vettingu në politikë, Hysi: Brenda dhjetorit besojmë që do të vijë përgjigja nga ‘Venecia’o

2018-10-26 0

TIRANE-Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi deklaroi gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve se rekomandimi i Komisionit të Venecias për propozimin e Partisë Demokratike për vettingun në politikë mund të vijë brenda dhjetorit të këtij viti. ?Besojmë që brenda dhjetorit na vjen rekomandimi i komisionit të Venecias? tha Hysi, që drejtori mbledhjen.

Në mbledhjen e sotme ishin të ftuar përfaqësuesit e biznesit për të dhënë opinionet e tyre për nismën e opozitës, ndërsa i pranishëm nga deputetët e PD ishte vetëm Ervin Salianji. Ai u shpreh se biznesi është kryesori që kapet nga vettingu i politikës se i prishim monopolet, ndërsa pas fjalës në komision u largua.