Rama në Durrës krah Dakos, batuta me ambasadorin e BE-së për Napoli-Juve

2018-10-26 1

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një aktivitet të zhvilluar në Durrës për agroturizmin. Shefi i qeverisë u shfaq në krah të kryebashkiakut të Durrësit, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.

Rama nuk preferoi që të bënte deklarata politike pas daljes së përgjimeve të Vangjush Dakos me grupin e Shijakut, por batuta me diplomatin e BE-së për rivalitetin në kampionatin italian të futbollit, pasi kryeministri shqiptar është tifoz i Juventusit, ndërsa italiani Soreca me Napolin.

Kemi një kontradiktë të pashmangshme që do të mbetet deri në fund se ambasadori është me Napolin, unë dihet se me kë jam. Sa herë e shoh me vjen keq se është gjithmonë i dyti, por sidoqoftë ne jemi mirë të dy palët.

Edi Rama