Report TV - Përgjimet e Vangjush Dakos, flasin deputëtet socialistë, të ndarë për përgjegjësinë

2018-10-26 0

Një ditë pasi media publikoi disa përgjime të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako duke folur me anëtarë të grupit kriminal të Avdulajve, socialistët nuk janë në një mendje sa i takon përgjegjësisë.

Të pyetur nëse është normale që një politikan të bashkëpunojë me grupe kriminale për shkak të votës, disa ligjvënës socialistë e shohin si normale të paktën në atë panoramë të komunikimeve sa është bërë publike. Arben Pëllumbi thotë se nuk ka përgjegjësi ndaj Dakos për sa kohë nuk provohet blerja e votës, por vetëm kërkimi i saj.

A është normale që një kryetar bashkie të bashkëpunojë më grupet kriminale për tu marrë votën?
-Cdo me thënë bashkëpunim?

Tu kërkosh votën, tu kërkosh mbështetje...
-Po a voton ai? A është votues? A është një qytetar që ka votuar dhe dje dhe pardje edhe para 10 vjetësh?

Pra ju s?bëni asnjë seleksionim paraprak?
-Vota është votë. Ti mund ta takosh. Është tjetër gjë të bësh kompromise, është tjetër gjë të kërkosh të shesësh votën, është tjetër gjë të bësh marrëveshje. T?i kërkosh si një njeri i thjeshtë që voton, nuk është asgjë e keqe, për ndryshe pse ai ka të drejtë vote? Mund të mos kishte të drejtë vote dhe nuk e kishim këtë problem.

Adnor Shahmeti thotë se vetë nuk e ka aplikuar komunikimin me elementë të tillë me precedentë.
?Jo nuk është normale, por po të provohet. Lërjani gjykatës dhe prokurorisë?.

-Ju vetë keni pasur komunikime të tilla?
-Jo, jo.

-Pra keni seleksionuar paraprakisht votuesit?
-Po, normalisht që po.

Free Traffic Exchange