Ora News - Buxheti 2019, Ahmetaj: Rritje pagash edhe për punonjësit e burgjeve e diplomatët

2018-10-26 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Projektbuxheti 2019 është miratuar tashmë në qeveri. Ministri Arben Ahmetaj edhe pse nuk dha detaje nga buxheti shtoi se parashikohen rritje pagash edhe për diplomatët dhe punonjësit e burgjeve. Ndërkohë që nuk priten investime të reja në infrastrukturë dhe parashikohet vetëm përfundimi i atyre që kanë nisur tashmë.

Vitin e ardhshëm, i cili do të jetë një vit zgjedhor pritet të ketë rritje pagash edhe për punonjësit e burgjeve dhe diplomatët. Projektbuxheti i vitit të ardhshëm tashmë ka kaluar në qeveri dhe sipas Ahmetaj shtesë do të përfitojnë mjekët, mesuesit dhe ushtarakët.

Ahmetaj: Në sistemin penitenciar përfitojnë 3,560 policë të burgjeve më një fond prej gati 200 milionë lekë në vit. Do të ketë një rritje të ndjeshme të pagave të diplomatëve shqiptarë me mbi 20 %.Ndërkohë edhe këtë vit nuk parashikohen investime të reja në infrastrukturë.

Ndërkohë edhe këtë vit nuk parashikohen investime të reja në infrastrukutrë. Ahmetaj tha se në fund të 2019 parashikohet që borxhi publik të ulet nën 64.9% nga 70% që është tani, ndërsa rritja ekonomike parashikohet të shkojë në 4.3%.

Ahmetaj: Vitin tjetër do të bëhet i kalueshëm dhe By Pass-i i Fierit dhe do të avancohet puna në By Pass-in e Vlorës, e në mars apo prill do të bëhet plotësisht i kalueshëm autostrada e Elbasanit, pas gjithë atij kalvari gabimesh në projektin e parë, ku kosto shkoi gati 40 % nga tenderimi fillestar.

Në sistemin shëndetësor sipas Ahmetaj në vëmendje do të jetë rehabilitimi i qendrave shëndetësore.

Ahmetaj: Këtë vit do të kemi 100 qendra shëndetësore të rikonstruktuara. Mbarojmë sivjet 80, atë premtim që ka dhënë Kryeministri. Për vitin 2019 kemi 100 qendra të reja dhe deri në 2021 të 380 qendrat shëndetësore në Republikën e Shqipërisë do të jenë të rikonstruktuara.

Buxheti 2019 ka në fokus edhe financimin e krijimit të institucioneve të reja dhe ato të vetingut me një fond prej 2.2 mld lekësh. Me rritje për vitin e ardhsëm është parashikuar edhe buxheti për arsimin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/buxheti-2019-ahmetaj-rritje-pagash-edhe-perpunonjesit-e-burgjeve-e-diplomatet