http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndërsa vijon turin e dëgjesave për Buxhetin 2019 dhe projektet transformuese në Njësinë 2, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vlerësoi vendimin e deputetëve të maxhorancës për t?i hapur rrugë ndërtimit të një godine të re moderne dhe funksionale të teatrit. Ai tha se koha po tregon se ata që janë kundër teatrit, janë të njëjtët që duan edhe pikat e basteve. Veliaj kërkoi prej qytetarëve një mbështetje masive në zgjedhjet e ardhshme për PS-në, në mënyrë që ritmi i punëve në këtë qytet të mos ndalet.?Një vendim tjetër i jashtëzakonshëm që mori Parlamenti ishte ai për teatrin e ri. I jam sot mirënjohës Edi Ramës, Partisë Socialiste, 74 deputetëve, që votuan teatrin sepse besoj vetëm kur vëmë dorë ecin gjërat përpara. Tani, imagjinoni pak logjikën e këtyre, këta thonë: mos, nuk e duam Teatrin, duam bastet! Ne themi: nuk duam bastet, duam teatrin! Nuk besoj se ka njeri normal, nuk ka rëndësi i majtë apo i djathtë, që thotë nuk e dua teatrin se dua bastet. Sot politika është ndarë në këto dy tema: PS i thotë jo basteve, pro teatrit! Partia tjetër thotë: S?duam teatër, duam baste! Kushdo që do të shkojë të votojë vitin tjetër për kryetarin e Bashkisë ose për Këshillin Bashkiak duhet të mendojë e të thotë: mirë kryetarin e Bashkisë, por me votën e Këshillit Bashkiak nuk bëj më qokë, do t?ia jap vetëm PS sepse vetëm ajo ma garanton që kryetari i Bashkisë mbështetet për të bërë këto lloj punësh?Nga shkolla 9-vjeçare ?Kosova?, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se kryeqyteti ka pësuar një ndryshim rrënjësor si në infrastrukturë, ashtu edhe në mentalitet.?Fakti që votuam PS-në do të thotë se u shpërblyem me një vendim kundër pikave të basteve, kazinove e bingove në Tiranë. Tiranës i kthehen burrat në shtëpi dhe lekët në xhepa; gjë më të mirë se kaq, nuk mund të kishim! A e dini që, në fakt, vetëm në Tiranë, industria e basteve ka më shumë para se i gjithë buxheti i bashkisë?! Ndaj, sot (dje), me një votim kemi marrë dy buxhete: buxhetin e Tiranës, që po diskutojmë këtu dhe një buxhet tjetër, që është më i madh se buxheti i Tiranës: paratë që do u ngelen të gjitha familjeve, jo 3-4 kriminelëve që kanë pikat e basteve?