Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zëvendës/Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Daniel Koski, ka përfituar nga diplomimi i studentëve të fakultetit të drejtësisë për të dhënë mesazhin e tij mbi reformën në drejtësi.
Në fjalën e tij ai u kërkoi të rinjve që të mos përfshihen në korrupsion por të kontribuojnë për vendin.
Një mesazh ai kishte dhe për debatin më të fundit mes KLD-së dhe Ministres se Drejtësisë Etilda Gjonaj mbi rastin e lejes së marrë prej Gjin Gjonit.
Daniel Koski: Vendosmëria e Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur shtetin ligjor është e pathyeshme. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake. Do të vazhdojmë të mbështesim vetting-un për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim. Për shembull, jemi dakord me Gjin Gjonin që leja e tij prindërore nuk duhet të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë vetting-un.
Edhe një herë Koski ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj zyrtarëve të korruptuar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasada-e-shba-dakord-me-gjin-gjonin-leja-prinderore-sduhet-ta-shmange-nga-vettingu