KAMËZ - Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur në Valias rreth orës 20:07 të mbrëmjes së sotme, ku raportohet se ka mbetur i plagosur Elez Bodisha, 50 vjeç. Report Tv ka mësuar se në vendin e ngjarjes janë regjistruar 20 të shtëna nga një breshëri arme. Ngjarja dyshohet për shkaqe hasmërie dhe policia është drejt zbardhjes së ngjarjes.
Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit për kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 25.10.2018, rreth orës 20:07, në Valias të Kamzës është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pa qarta shtetasi E. B., 50 vjeç.
Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po bëhet krehja e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit.