Stop - Kontrata e chek-upit, dalin ne drite te tjera pika skandaloze! (25 tetor 2018)

2018-10-26 0

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Javën e kaluar emisioni ?Stop? publikoi kontratën skandaloze mes mjekëve të familjes dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ku specifikohet që duhet të përmbushin një normë në planin e check up-it. Këta të fundit gjobiten në rast të mosplotësimit të kësaj norme të përcaktuar për qytetarët që duhet të bëjnë kontrollin shëndetësor.

Nëpërmjet kamerës së fshehtë, vetë mjekët e pohuan këtë fakt, duke shfaqur shqetësim, pasi nuk e realizojnë dot normën e kërkuar.

Por e gjithë kjo situatë është në shkelje të Kodit të Punës, i cili nuk parashikon sanksione të tilla. Ndaj dhe emisioni ?Stop? ia referoi çështjen Inspektoratit të Punës, ku u premtua ngritja e një grupi pune për të kontrolluar të gjitha pikat e kësaj kontrate, pasi nuk kishin asnjë informacion rreth saj, edhe pse kontrata është lidhur që në Janar të këtij viti.

Pas kësaj, kryeministri Edi Rama rendi të bëjë publikisht check up-in në poliklinikën numër 9, për të kundërshtuar të gjithë ata që e cilësojnë të dështuar këtë koncesion në shëndetësi, Rama tha se shkoi që ta shohë me sytë e tij sesi funksionon kontrolli bazë falas në qendrën shëndetësore. Për kryeministrin, rrjeti i krijuar nga koncesionari i check up është shembull i ekselencës.

Por sot emisioni ?Stop? publikoi të tjera fakte që thellojnë skandalin e check up-it. Qendrat shëndetësore janë ato që paguajnë qiratë e ambienteve që përdoren për kryerjen e check up-it dhe jo koncesionari, i cili paguhet me 2.1 milionë Euro në vit nga buxheti i shtetit.

Sipas moderatorit Saimir Kodra, qendrat shëndetësore në Tiranë paguajnë rreth 250 milionë Lekë të vjetra në vit për këto ambiente, duke e cilësuar si një skandal të jashtëzakonshëm, të tmerrshëm dhe absurd.