Ndalimi i lojërave të fatit ka qenë kryefjala e diskutimit në parlament dhe jo vetëm. Është deputeti socialist, Ervin Bushati që ka folur për vlerën e kësaj nisme, gjatë një takimi me gra e vajza në Elbasan. Bushati ka thënë madje, se ky vendim është me shumë vlerë, pasi sipas tij ai e ka pranuar se në shtëpinë e tij ?hero? është gruaja.
Kjo sipas tij, ilustrohet nga fakti se gruaja e tij ka bërë 3 fëmijë dhe po kujdeset për ta dhe njëkohësisht edhe për të.
?Po unë e kam thënë, të paktën në shtëpinë tonë gruaja është hero, ka bërë 3 fëmijë, mban fëmijët. Me të vërtetë? po, mban 3 fëmijët, mban edhe mua, dhe unë në fakt ndihem i çliruar?-ka thënë deputeti socialist, fjalimi i të cilit ndërkaqë është kthyer viral në rrjet.