Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, thotë se reforma zgjedhore është në rrugë të mbarë.
Duke folur nga Korça, Borchardt u shpreh se tashmë ekziston një bazë e sofistikuar për diskutim e cila mund të përmirësohet.
Bernd Borchardt: Jemi të angazhuar në procesin e reformës zgjedhore. Jemi në rrugë të mirë. Kjo është në dorë të shqiptarëve për të vendosur. Është një bazë e sofistikuar për diskutim e cila mund të përmirësohet. Dhe kjo ka nevojë për një diskutim të gjerë. Psh kishte diçka që me pëlqen shumë. Rregulli i barazisë gjinore.
Nga ana tjetër, Ambasadori i OSBE, ngriti shqetësimin për procesin e apelit.
Bernd Borchardt: Procesi i apelit i rekomanduar nga ne nuk është bërë.Kërkojmë me ngulm që të bëhet.
I pyetur për opozitën jashtë parlamentit, Ambasadori u përgjigj shkurt:
Bernd Borchardt: Demokracia duhet të jetë në parlament.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ambasadori-i-osbe-reformen-zgjedhore-jemi-ne-rruge-te-mire