Basha: Rama pengon arrestimin e Vangjush Dakos

2018-10-26 0

Lulzim Basha thotë se ?peshku i madh? siç e ka pagëzuar ai kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako do të duhet të ishte pas hekurave të burgut.

?Pse nuk po arrestohet Dako, kush ka ndërhyrë, kush i ka bërë presion prokurorisë, apo hidhen miliona për të mos e arrestuar atë??

Drejtësisë thotë se nuk po i dorëzohet pasi ka mbrojtjen politike të kryeministrit Rama në këmbim të votave që i ka siguruar socialistëve në zgjedhje përmes bandës së Avdylajve të arrestuar në operacionin ?Vol-vo?.

?Dako është qartësisht një nga personat kyç të bashkëpunimit me Avdylajt dhe të tjera të krimit të organizuar në Durrës ku në këmbim të mbështetjes për vota ky të japë tendera e favore, të ndikojë që të mos i hyjë asnjë gjemb në këmbë madje kush është në burg të lirohet si bëri me Lulzim Berishën.?

E njëjta skemë thotë se është ndjekur nga kryeministri në të gjithë vendin ku përmes lidhjeve me bandat e kriminelët, Rama ka siguruar mandate përmes kërcënimit, blerjes e dhunës.

?Sot mund të themi me siguri se krimi i ka siguruar Edi Ramës të paktën 10-15 deputetë përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës. Ajo që është e vërtetë është po ashtu se 2017 ishte përsëritje në përmasa edhe më të mëdha e 2013-s.?

Ndaj dhe pa u hetuar krimi elektoral Basha thotë se në Shqipëri nuk mund të ketë drejtësi dhe as proces politik.

Teksa mazhoranca në parlament rrëzoi dekretin e presidentit për teatrin kombëtar kreu i opozitës e cilësoi atë vijën e kuqe duke dalë në krah të artistëve dhe qytetarëve kundër prishjes së godinës ekzistuese.