Ivanov kundër “Marrëveshjes së Prespës” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-26 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një nga kundërshtarët më të fortë të marrëveshjes së Prespës presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov thotë se zbatimi i saj do te sjelle pasoja negative. Sipas kreut te shtetit ndryshimi i emrit është vetëm ne interes te Greqisë.Me marrëveshjen e Prespës, veprimtarinë akademike dhe arsimore do ta mbikëqyrin politikanë, diplomatë dhe burokratë të cilët seriozisht do t?i censurojnë librat që ju i shkruani apo prej të cilave ju ligjëroni. Ata mohojnë shumë vlera universale. Para së gjithash e mohojnë të drejtën për vetëvendosje që do të thotë se vetëm kombi ka të drejtë të vendosë për fatin e vet dhe se askush nuk është i autorizuar me dhunë të intervenojë në jetën e tij.Ivanov e bojkotoi referendumin e 30 shtatorit. Ai gjithashtu mban peng ligjin për gjuhën shqipe, ndërsa kreu i kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se nuk do ta shpallë pa dekretin e presidentit.