Rudina - Ana dhe Egi Laknori rrefejne historine e tyre te dashurise! (25 tetor 2018)

2018-10-26 4

Ai është një aktor simpatik të cilin së fundmi e kemi parë në spektaklin më të ri që ka filluar në Tv Klan, ?Duplex?, ndërsa ajo është me profesion juriste.

Bëhet fjalë për çiftin Eglein dhe Ana Laknori. Ata ishin sot të ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.

?Ne kemi 5 vite që njihemi me njëri-tjetrin, por kemi dy vite martesë. Propozimi ishte i natyrshëm, e gjithë marrëdhënia ka ardhur natyrshëm. Lidhja jonë ishte spontane, nga një puthje në vetull dhe duke zbrit më poshtë. Puthja e parë është shkëmbyer në një lokal tek Liqeni. Unë kam një parim në jetë, më pëlqen t'i vlerësoj njerëzit ashtu siç janë dhe jo siç i dua unë të jenë dhe Anën e dua kështu siç është?, tha Egi.Ndërkohë bashkëshortja e tij tha se kur e kishte parë në fillim në televizor Egin i kishte thënë nënës së saj: Imagjino të lidhjesh apo të martohesh me këtë...

Ndërkohë sot që është krah tij tregon se është e lumtur dhe se zemra e tij është ajo që e ka bërë për vete.

?Egi është aktori im i preferuar. Është më i miri në Shqipëri dhe jashtë saj. Në fillim kur e kam parë në televizor i thashë mamasë time: Imagjino të lidhesh apo të martohesh me këtë? Por pas një viti e ca Egi dhe unë shkonim në të njëjtën kishë, por unë nuk e dija dhe ma prezanton vëllai, ky është shoku im më tha. Që atëherë filluam të dilnim bashkë të tre. Tek Egi më ka pëlqyer zemra e tij, unë jam një person që shoh së brendshmi, nuk më pëlqejnë fasadat. Kur e shihja në fillim më dukej sikur bënte humor kot sa për të tërhequr vëmendje dhe jo se e kishte në natyrë. Duke e njohur kuptova që e ka të natyrshme. Bisedat që zhvillonim më bënin të kuptoj botën e tij të thellë dhe u dashurova me të. Nuk e kam thënë në asnjë vend tjetër, por në kohën kur unë u njoha me Egin nuk kam qenë mirë nga ana shëndetësore, kam patur çrregullime me ankthin aq sa më ikte edhe memoria ndonjëherë. Njohja jonë ka ndodhur në këtë periudhë të vështirë të jetës time dhe Egi ka qenë shumë afër meje, që do të thotë ai tregon një anë njerëzore. Ne nuk kishim kohë të dukeshim bukur para njëri-tjetrit, jemi njohur në kohë të vështirë dhe kemi hyrë drejt e në temë. Duke qenë se ne e duam natyrën edhe dasmën vendosëm ta bëjmë në natyrë?, tha Ana./tvklan.al

Free Traffic Exchange