I ftuar në emisionin ?45 minuta? në Report Tv, aleati i Lulzim Bashës, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, vlerëson nismën e qeverisë për mbylljen e basteve sportive nga 31 dhjetori 2018. Ai tha se ligji i miratuar sot në Kuvend është i vonuar, por gjithsesi duhet të përshëndetet.
Do ta quaja një vendimmarrje të vonuar, por është për t?u përshëndetur. Kur thash është i vonuar kam parasysh faktin disa nga tentativat e viteve më parë për largimin e basteve, llotove, kazinove nga qyteti.
Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU
Megjithatë, Idrizi nuk fsheh dyshimet ndaj qeverisë për një Shqipëri pa baste sportive, pasi sjell në vëmendje aksionin ?Fundi i Marrëzisë? në 2013, kur kazinotë e mbyllura u rihapën sërish.