Veliaj për teatrin: “Tiranës i duhet një ndërtesë dinjitoze” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-26 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vlerëson qëndrimin e shkrimtarit Ismail Kadare lidhur me teatrin kombëtar. Duke iu referuar parathënies te gjeniut te letrave shqipe ne veprën e trete te Mit?hat Frasherit kryebashkiaku tha se vendi ka nevojë për ndërtesë dinjitoze.?Njerëzit e mëdhenj janë si Ismail Kadare! Nuk është njeri i madh dikush që thotë: Ah, unë jam shumë i madh, nuk përzihem me këto muhabete! Jo, një njeri i madh i prek gjërat me dorë, një njeri i madh përzihet dhe jep opinionin e vet, një njeri i madh nuk është një njeri asnjanës, pa bindje. Ti mund të jesh asnjanës, pa parti, por ke bindje. Ke bindje nëse duhet ta lëmë qytetin të degradojë apo ta çojmë përpara, nëse duhet të ndërtojmë shkolla të reja apo nëse do të vazhdojmë të rrimë në padije dhe në injorancë. Unë dua ta falenderoj publikisht të madhin Ismail Kadare, ikonën e mendimit modern shqiptar, për mbështetjen për një teatër të ri?.Veliaj u ndal edhe tek mungesa e opozitës ne mbledhjet e këshillit bashkiak. Sipas tij qëllimi është bllokimi i projekteve me impakt të drejtpërdrejtë në komunitet.?Kemi një opozitë, të cilën nuk e mbaj mend kur ka ardhur për herë të fundit në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, kurse për socialistët nuk mbaj mend të kenë munguar ndonjëherë. Opozita nuk vjen as kur votohet ndihma ekonomike, as kur votohet pagesa për personat me aftësi të kufizuar, as kur votohet çeku i bebes, as kur bëjmë shpronësime për varrezat në Sharrë, as kur kalon rruga e Kombinatit, as kur financohet blloku në ?Misto Mame?, e as kur u votua për ndërtimin e shkollës së re ?Betim Muço?, tha Veliaj. Ndaj, kreu i bashkisë kërkoi mbështetjen maksimale të banorëve në zgjedhjet e ardhshme, për të siguruar numrat e nevojshëm edhe në Këshill, si një garanci për të ruajtur ritmin e punës në kryeqytet.?Na duhet një mazhorancë absolute në Këshillin Bashkiak, që të kemi mundësi t?i marrim vetë këto vendime, të ecim shpejt, të bëjmë më shumë, të fitojmë gjithë kohën e humbur. Shpresoj shumë që me votat e Kombinatit të kemi më shumë se 2, pse jo 3-4 anëtarë në Këshillin Bashkiak. Na duhen sepse kur të vijë opozita pas 4 vitesh për të kërkuar votat, që kur e kishin bashkinë flinin gjumë, e tani që janë në opozitë prapë në gjumë, t?u themi: - Ej, shok, ku je ti? Për çfarë e do ti votën, kur nuk shkon në Këshill Bashkiak? Si guxon nuk voton ndihmën ekonomike, pagesën e aftësisë së kufizuar, shërbimet sociale, banesat sociale, bonusin e qirasë??, tha ai.Kryetari i bashkisë prezantoi projektet transformuese për Kombinatin dhe zonën e Astirit ku deklaroi se do të vazhdojnë punimet me të njëjtin ritëm ashtu si në këto tre vite.