http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Deputeti i PS, Erjon Braçe u bëri thirrje kolegëve të mazhorancës këtë të enjte që të miratojnë ligjin që kufizon shitjen e pijeve energjike dhe alkolit tek fëmijët.Gjatë diskutimit të projektligji ?Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9518,datë 18.4.2006 "Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit'', të ndryshuar?, Braçe nga foltorja e Kuvendit u shpreh se synimi i kësaj nisme është që të mbrojë organizmin e fëmijëve.Duke u ndalur tek pasojat që shkaktojnë pijet energjieke, Braçe tha se fëmijët nga konsumi i pijeve energjike janë më të prirur nga arresti kardiak si dhe nga një sërë pasojash të tjera për jetën.Braçe tha se propozimi i bërë prej tij ka pika që ndalojnë reptësisht shitjen e pijeve energjike tek fëmijët. Ai shtoi se do të vendosen gjoba ndaj të gjitha subjekteve që shkelin ligjin.