SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë ?arrest me burg? për 6 personat që tentuan të kalonin 80 kg drogë në Mal të Zi dy ditë më parë.
Të arrestuarit janë: Kristjana Bujaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazër Murçaj, Lavdrim Nikaj dhe Ndue Nilaj. Të gjashtë këta persona u kapën në Tamarë të Malësisë së Madhe, në afërsi të një pike kufitare.
Gjatë seancës gjyqësore, të akuzuarit nuk i kanë pranuar pretendimet e Prokurorisë dhe kërkuan masa lehtësuese por kërkesa të tilla nuk u morën parasysh nga gjykata.