Spiropali: Opozita të vinte dhe të votonte pr-ligjin për ndalimin e pijeve energjike për fëmijët

2018-10-26 0

Deputetja e PS, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend teksa përshëndeti nismat për lojërat e fatit dhe ndalimin e përdorimit të pijeve energjike nuk nguroi që të sulmonte opozitën.

Duhet të votojmë këtë projektligj që shkon në thelb të një problemi. Duhet bërë më shumë, ndalimi i marketingut agresiv, por ky projektligj së bashku me atë të çrrënjosjes së lojërave të fatit është një domosdoshmëri për tú votuar. Bixhozi është një gosti që ushqehet nga të varfrit dhe të pamundurit. Sot do të çrrënjoset ky ves nga rrugët dhe lagjet tona. Është një zhvatje e ekonomisë së atyre që më pak kanë. Këta pronarë të lojërave të fatit që kanë të lidhur me botën kriminale zhvatin më të varfrit. Cila është arsyeja që mungon opozita? Deklaron se është tallje e Ramës, shpifën, ky është kryevesi i tyre. Thanë se do të e merrte një kompani e lidhur me familjarët e kryeministrit, por ku janë? Nga 1 Janari nuk do të ketë më baste dhe shteti do të ketë përgjegjësinë. Jam krenare që do të votoj këto projektligje.

Elisa Spiropali

Free Traffic Exchange