Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori i Austrisë, Johann Sattler nga Shkodra i ka bërë apel palëve politike që debatin ta zhvillojnë në Parlament.
Sattler: Vendi i të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të popullit është parlamenti. Nga kontakti me përfaqësuesit politik të te gjitha palëve e kam shprehur që debati duhet të ndodhë në parlament. Por unë jam shumë shpresëdhënës dhe optimist se mund ta arrijmë atë, dhe atëherë mund të kemi edhe një zgjidhje.
Sa i përket vetingut të politikanëve, diplomati austriak u shpreh se kjo është e domosdoshme, por duhet pak kohë derisa të krijohen institucionet e reja siç është SPAK.
Sattler: Vettingu i politikanëve është shumë i domosdoshëm dhe do të ndodhë pasi të kemi institucionet që kërkojne pak durim, sepse vitin e ardhshëm do të ketë zyra kombëtare e hetimit, do të ketë Spak dhe pastaj kjo do të jetë organi i dizajnuar për ta bërë këtë pune.
Duke folur për "peshqit" e mëdhenj, Sattler u shpreh se kohët e fundit është parë të bëhen hapa pozitivë në kapjen dhe vënin pas hekurave të të fortëve.
Sattler: Peshku i madh, njeriu që e shpiku këtë term nuk është më në Shqipëri. Por ajo që kemi parë muajt e fundit është një hap pozitiv, sepse ka një përqëndrim të madh këtë periudhe për të dërguar pas hekurave të "fortet". Ka pasur një përpjekje të vërtetë të bashkërenduar në të gjitha rajonet e Shqipërisë dhe kjo është mënyra se si duam të shohim edhe në vazhdimësi punën që do të kryhet, pasi arrestimi është vetëm një gjë. Duhet të kemi kujdes dhe të mos bëhen persekutimet tradicionale me katër xhiro dhe gjithashtu në fund disa akt-akuza për pyetjet e fundit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sattler-debati-te-ndodhe-ne-parlament-vetingu-ne-politike-nga-spak