Spiunazhi, një histori e vjetër shqiptare

2018-10-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Akuzat ndaj kundërshtarëve politikë apo armiqve personalë si të vendosur në shërbim të agjenturave të huaja, nuk është një sport i ri në Shqipëri. Që para formimit të shtetit shqiptar, agjentura të ndryshme janë përpjekur të korruptojnë persona influentë në jetën shqiptare, në mënyrë që të përkrahinin interesat e tyre. Përveç otomanëve që ishin edhe zotërit ?de fakto? të provincës shqiptare dhe rrjedhimish kishin rrjetin e tyre agjenturor, nuk mungonin as të tjerët.

Austro?Hungaria ishte një prej tyre, sidomos me ndikim në popullsinë katolike të veriut. Pastaj vinte Serbia në veri të vendit; Greqia në jug dhe Italia në gjithë territorin që e pretendonte si protektorat.

Agjentët shqiptarë nuk përtonin të shisnin informacion dhe influancë edhe për më shumë se një zotëri.

Ardhja e Amet Zogut në fuqi u shoqërua me akuza për përkrahjen jugosllave. Revolucioni i Nolit si ndikim i agjenturës komuniste. Më vonë Zogu u akuzua edhe si agjent italian. Për të ardhur tek Enver Hoxha i cili është akuzuar si delfin i sllavëve. Dhe ky i fundit duke akuzuar dhe dënuar të tjerë si bashkëpunëtorë të të huajve. Herë me të drejtë dhe herë për arsye politike.

Alibia e agjentit të huaj, gjithmonë ka pasur vend fertil në mëndjen e shqiptarit, për të lulëzuar.

Viti 1990, do të shënonte një tjetër bum në drejtim të akuzave. Sali Berisha u akuzua si agjent i serbëve, Fatos Nano si i grekëve, dhe shumë politikanë të tjerë më minorë si agjentë të fuqive të huaja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/spiunazhi-nje-histori-e-vjeter-shqiptare