Rudina - Blendi Fevziu: Emocionet qe perjetova ne 3-vjetorin e vajzes sime! (24 tetor 2018)

2018-10-26 1

Gazetari Blendi Fevziu është një nga personat më aktivë në rrjetet sociale dhe detajet nga jeta e tij si baba nuk i ka kursyer.

Por sot në emisionin ?Rudina? në  Tv Klan ai është surprizuar si asnjëherë më parë nga vajza e tij e vogël Alis.

?Babi të kam zemër, të kam shpirt?, tha Alis në videomesazh.
Menjëherë pas këtij videomesazhi gazetari tregoi se ajo ishte e veshur me ato rroba sot në mëngjes dhe i kishte thënë atij që ta shikonte se sa bukur ishte veshur.

?Kjo ishte veshja e saj sot në mëngjes. Më tha: Shiko sa bukur jam veshur. Ajo është shumë kurioze dhe ndonjëherë habitemi nga mënyra se si i formon fjalitë. Në përgjithësi unë nuk e nxjerr vajzën, jam përpjekur të publikoj foto si hije sepse dua që kur të rritet të marrë vetë vendimin nëse do të bëhet publike?, tha Fevziu.

Gjatë emisionit ai po ashtu foli për 3-vjetorin e Alis dhe tregoi se një nga dhuratat që ajo kishte kërkuar ishte një maskë për Halloween.

?Është një ndjesi krejtësisht ndryshe nga vajza e parë për arsye se i kushtoj shumë më tepër kohë dhe ajo e ndien këtë gjë dhe është shumë më afër meje. Për ditëlindje i bëra dhurata të zakonshme. Ajo më kërkoi një veshje Halloween, donte të vishej si shtriga e vogël. Nuk i lexoj shumë libra, kemi një ritual që shikojmë bashkë filma vizatimorë që ajo pëlqen dhe luajmë. Unë pata një keqardhje këtë vit sepse për herë të parë pas vitit 1931 kur kanë filluar regjistrimet, viti 2017 kishte numrin e vdekjeve më të lartë se ai i lindjeve. Nuk ka asgjë më të mirë se fëmija? tha gazetari.

I pyetur se çfarë do të donte që vajzat e tij të merrnin nga ai, gazetari tha se e vetmja gjë që do të donte për vajzat e tij është që ishin të zonja për vete.

?E vetmja gjë që do doja për vajzat e mia është të ishin të zonja për veten e tyre sepse jetojmë në një kohë kur njeriu i del zot vetes?, tha Fevziu./tvklan.al