Ora News - Padia për shpifje, Balla: Basha do mbajë përgjegjësitë që i takojnë

2018-10-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PS, Taulant Balla ka dëshmuar në lidhje m padinë që ka bërë ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha për çështjen e 3.4 mln eurove në makinë Toyota Yaris që u kapën në portin e Durrësit. Balla tha se ka paditur Bashën në lidhje me akuzat e bëra në Parlament, të cilat ai i konsideroi shpifje.

Balla: Një kallëzim penal tjetër në ngarkim të shpifësit Lulzim Basha për veprat penale të kallëzimit të rremë, të shpërdorimit të detyrës, të vënies në rrezik të veprimeve hetimore që ka të bëjë me veprën penale të tregtimit të sekretit hetimor dhe shtetëror. Sot erdha në prokurori për të depozituar provat mbi të cilat unë kam bazuar këtë kallëzim penal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/toyota-yaris-balla-ne-prokurorine-e-tiranes-padine-ndaj-lulzim-bashes