Përurohet vepra e trete e Mid’hat Frasherit

2018-10-26 1

Mund të quhen ditët e Mid?hat Frashërit. 69 vjet nga vdekja ne Nju Jork, eshtrat e tij do të sillen në atdhe. Dhe në 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit, në Tiranë u përuruar vepra e tretë e kryetarit të këtij kongresi e nënkryetarit të komisionit për alfabetin, patriotit, veprimtarit politik, publicistit e përkthyesit, që në letra mbajti emrin Lumo Skëndo.

Qendra Kombëtare e Riprodhimit të Veprave të Artit me ndihmën e skulptorit Agim Rada ka punuar për të pasur gati bustin në nder të Mid?hat Frashërit.

Eshtrat e nipit të Samiut dhe Naimit do të kthehen gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, me një ceremoni shtetërore që do të mbahet nga data 14 deri në 22 Nëntor.

Free Traffic Exchange