Buxheti i shtetit do t?i paguajë 4.5 milion euro në vit për 7 vjet rresht, kompanisë turke Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction, e cila do të marrë ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Vlorës.
Bashkimi i kompanive turke ka propozuar ndërtimin e aeroportit, kundrejt një shume prej 98 milionë eurosh, por nga ana tjetër kërkon garantim të fitimit për të shlyer investimin.
Në bazë të studimit të fizibilitetit, fluksi i udhëtarëve në tre vitet e para do të arrijë në 600 mijë dhe kompania investitorë pret të shlyejë investimin për 7 vjet, për këtë kërkon dhe garanci nga arka e shtetit. Në total, firma do të ketë për 30 vjet menaxhimin e aeroportit.
Në total llogaritet që buxheti do të japë 31.5 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër e investimit të kompanisë do të shlyhet përmes fitimeve që do t?i sigurojë menaxhimi dhe operimi i aeroportit.
Burime për Televizionin Klan bëjnë me dije se negociatat mes kompanisë dhe grupit të posaçëm të ngritur nga ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës janë duke u përqendruar te niveli i tarifave që do të vendosen.
Ndërtimi i aeroportit të Vlorës u lajmërua nga qeveria se do të fillonte në Qershor, por negociata me 3 firmat turke ende nuk janë finalizuar.