Çuko e Ndoka duan gjykim të ndarë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-26 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dy ish deputetet e PS, Arben Çuko dhe Arben Ndoka kërkuan nga Krimet e Rënda që të gjykohen të ndarë nga pjesa tjetëtr e të arrestuarve në kuadër të operacionit masiv ?Vol-Vo 4? ku u prangosën anëtarë të 4 grupeve kriminale në Has, Lezhe, Tiranë dhe Shijak.Arben Çuko kërkoi që të mos gjykohet me personat e tjerë të kapur që akuzohen për trafik droge dhe krime të tjera të rënda. Ai u arrestua për korrupsion pasiv pasi u kap në përgjime ku shoferi i tij e kishte përfshirë në marrjen e rryshfetit për transferimin e një të burgosuri të rrezikshëm, cështje ku kishin ndikuar anëtarë të bandës së Shijakut.E njëjta gjë ka ndodhur edhe me avokatet e dosjes ?Hipoteka? klientet të cileve u arrestuan për tjetersim pronash.Ndonëse ndaj disa prej të këtyre të arresturave ka përgjime që I implikojnë me bandën e Shijakut, ata pretendojnë se klientet e tyre nuk janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, kështu që duhen gjykuar vecmas.

Free Traffic Exchange