http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nisja e fushatës së mbjelljes së pemëve në Tiranë përkoi me Ditën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përfaqësues të së cilës ju bashkuan kryebashkiaut Erion Veliaj për mbjelljen e fidanëve në parkun e liqenit.Sot kemi mbjellë serinë e parë të atyre që do të jenë 150 mijë pemë për fushatën e këtij viti. Besoj se do ta thyejmë rekordin e vitit të kaluar, që ishte 126-127 mijë pemë. Është një ditë fantastike për ta nisur me këmbë të mbarë me kolegët e agjencive të OKB-së në Tiranë, për ta festuar në mënyrë konkrete, jo me seminare, jo me konferenca, jo me fjalime, por duke i dhënë qytetit një kontribut që në thelb flet mijëra fjalë për misionin e Kombeve të Bashkuara. Mezi pres që këtë vit, qytetarët të na përgjigjen duke mbjellë pemë; mund të jetë poshtë pallatit, këtu te Liqeni siç po bëjmë sot, apo në një territor tjetër që do të përcaktohet nga Bashkia e TiranësPemën e parë të këtij viti, Veliaj e ka mbjellë për djalin e tij, Kajanin, ndërsa ka ftuar qytetarët që të kontribuojnë për shtimin e gjelbërimit.Unë e mbolla pemën e parë për këtë vit për djalin tim, ndaj kushdo që do të mbjellë një pemë për fëmijën e tij, për djalin ose vajzën, qoftë edhe si kontribut për qytetin, për mjedisin, për kauzat ku beson, për të kujtuar diçka të bukur, mbjellja e një peme është mënyra më e mirë. Në këtë qytet jemi bërë të mirë falë bashkëpunimit dhe solidaritetit, kemi mësuar se kur njerëzit bëhen bashkë, bëjnë mrekulli.Përfaqësuesit e OKB- së në Shqipëri, u shprehën se do të vijojnë të mbështesin aksionet e bashkisë ne ruajtje të mjedisit.