Apeli lë në burg kunatin e Babales, detyrim paraqitje për gazetarin, flasin avokatët

2018-10-24 0

TIRANE-Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Fredi Alizotin dhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Alizoti është kunati i Albert Veliut (Babales) dhe akuzohet për imitimin e zërit të Agron Xhafajt, të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në audiopërgjimin e publikuar nga PD-ja, gjë që e ka pranuar edhe vetë i pandehuri.

Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi është lënë në fuqi masa detyrim paraqitje. Ndërkohë që ?Arrest në burg? është masa edhe për Albert Veliun.

Të tre, Babalja, kunati dhe gazetari janë të dyshuar për kryerjen e veprat penale të ?Kallëzimit të rremë?. Për këtë dosje në hetim është edhe deputeti i PD, Ervin Salianji.

Report Tv zbuloi ekskluzivisht dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku thuhet se Fredi Alizoti, kunati i Albert Veliut i quajtur ndryshe "Babale" ka pranuar se ka imituar zërin e Agron Xhafajt dhe për këtë shërbim ai sëbashku me 'Babalen' do paguheshin 200 mijë euro nga deputeti i PD, Ervin Salianji.