Ora News - Katër vlonjatë kapen duke vjedhur banesa në Fier

2018-10-24 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Fierit ka goditur një grup prej 4 personash, të cilët kryenin vjedhje të banesave me mekanizmin e thyerjes së bravave.

Në pranga u vunë shtetasit:

1.Emanuel Doda, 23 vjeç, banues në Vlorë.

2.Lediona Preçi, 21 vjeçe, banuese në Vlorë.

3.Bledar Skënderaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.

4.Klaustin Zeneli, 22 vjeç, banues në Vlorë.

"Keta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje banesash me thyerje në qytetin e Fierit, duke thyer bravat e dyerve të banesave që vidhnin. Konkretisht, gjatë orëve të natës së datës 23.10.2018 këta shtetas janë kapur me sende të vjedhura në banesat e shtetasve P.Th dhe O.T në lagjen "15 Tetori" Fier " thuhet në njoftimin e policisë.

Po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të mëparshme në qytetin e Fierit ku dyshohen se autorë janë këta shtetas.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë kryer vjedhje banesash edhe ne qytetin e Vlorës për dokumentimin e të cilave po punohet me Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kater-vlonjate-kapen-duke-vjedhur-ne-fier