Ora News - Kalon vetingun prokurori i Apelit për Krimet e Rënda, Bujar Sheshi

2018-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Konfirmohet në detyrë prokurori i Apelit për Krimet e Rënda, Bujar Sheshi.

Hetimi për prokurorin Sheshi u bë nga KPK mbi bazën e 3 vlerësimeve të përcaktuara nga ligji për vetingun.

Ndërkohë gjatë seancës dëgjmore, relatorja prezantoi raportin e ILDKPKI, sipas të cilit, prokurori ka mosdeklarim të pasurisë në lidhje me një dhomë shtesë të ndërtuar në vitin 1998, e legalizuar në vitin 2015 dhe një autoveturë të blerë në vitin 2005.

Ndërkohë KPK konstatoi se nga hetimi i bërë në vitin 2003, prokurori nuk ka pasur detyrim ligjor të përshkruante në formular burimin e shpenzimeve të kryera.

Ndërkohë për makinën e blerë në vlerën e 7 mijë eurove, burimi u konsiderua i paqartë, megjithatë KPK konstatoi se prokurori ka pasur të ardhura të ligjshme për këtë veprim.

Në seancë u bë prezent edhe raporti i DSIK në të cilin theksohet se prokurori Bujar Sheshi nuk ka kontakte të papërshtatshme dhe është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

KPK shqyrtoi edhe raportin për aftësinë profesionale në të cilin thuhej se prokurori nuk ka pasur masa disiplinore dhe as denoncime ndaj tij, ndërsa ka aftësi në drejtim dhe trajtim të ligjit.

Vetë prokurori vlerësoi konstatimet e KPK-së.

Bujar Sheshi gjatë aktivitetit si prokuror, ka përfaqësuar akuzën në gjyqin Meta-Prifti, ndërsa ka kërkuar kthimin e burgut për Arben Frrokun, i cili ishte shpallur i pafajshëm në shkallën e parë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kalon-vetingun-prokurori-i-apelit-krimet-e-renda-bujar-sheshi