Ora News - Haradinaj nga Shkodra: Ushtria e Kosovës edhe me mbështetjen e aleatëve

2018-10-24 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga qyteti i Shkodrës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se transformimi i FSK në Ushtri po ndodh edhe me mbështetjen e aleatëve dhe partnerëve të tjerë.

Haradinaj: Faleminderit Shkodër për kujdesin që kanë bërë në të gjitha etapat edhe në kohën e luftës, atëhere kishim UÇK. Populli i Kosovës ka gjetur ngrohtësi këtu në Shkodër edhe kujdesi ka qenë i jashtëzakonshëm. Ne po vazhdojmë rrugën drejt konsolidimit të Kosovës shtet. Transformimi i forcave të sigurisë së Kosovës në mandat të ushtrisë po ndodh, me respektin e aleatëve dhe partnerëve të tjerë.

I pyetur në lidhje me deklaratat e Daçiç se nuk do të ketë ushtri përsa kohë është rezoluta 1244, Haradinaj u përgjigj:

Haradinaj: Shkodra është qyteti i bukur dhe jemi në një vend të mirë, na i porosit mirë edhe baca Is.

Haradinaj vlerësoi Shkodrën dhe kryetaren e bashkisë për vlerësimin që i bënë në kohën kur ishte i ndaluar në Strasburg.

Haradinaj: Jam i emocionuar që jam në Shkodër, në adresën e kombit dhe shqiptarisë, në vendin që na ka bërë krenar ndër shekuj për atë që jemi. E falenderoj kryetaren Voltana Ademin dhe kolgët e tjerë për pritjen. Më lejoni ti bëj falenderim të posaçme kryetares dhe Shkodrës që më kanë bërë qytetar ndëri në kohën kur isha në mbajtje padrejtësisht në Strasburg. Çdo herë do të jemi bashkë, Shkodra e Kosova.

Vizitën e Haradinajt e përshëndeti edhe kryetarja e bashkisë Voltana Ademi.

Ademi: Ju falenderoj që keni zgjedhur qytetin tonë, për të kaluar disa orë. Për ne shkodranët kjo ka kuptim të madh. Do të kemi mundësinë të marrim disa iniciativa edhe në kuadër të vitit të Skënderbeut. Kjo vizitë do të ketë një rëndësi historike për qytetin tonë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/haradinaj-viziton-sot-shkodren