Ora News - Veliaj: Me 100 mijë lekët nga shpifja, do blej dy kompjutera për shkollën në Kodër-Kamëz

2018-10-23 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, komentoi vendimin e sotëm të gjykatës e cila dënoi sot Partinë Demokratike për akuzën e shpifjes.

Në dëgjesën me banorët e njësisë Nr 3 në kryeqytet, Veliaj theksoi se PD e ka kthyer shpifjen në profesion më vete.

Sikurse Kryeministri la porosi, Veliaj siguroi se lekët e fituara do të shkojnë për t?i dhuruar dy kompjuterë për shkollën

?Isa Boletini? në Kodër-Kamëz për edukimin e brezit të ri.

Veliaj: Ne sapo fituam një gjyq me PD ku gjykata e Tiranës dënoi për shpifje një parti shpifjen e ka kthyer në hobi, shpifjen e ka kthyer në zanat, në profesion dhe ashtu siç u la porosi nga kryetari i PS, të gjitha paratë e fituara nga shpifjet, nga gjyqet për shpifje do të shkojnë për të sjellë më shumë kompjutera, libra dhe materiale didaktike në shkollat tona.

Unë kam vendosur që një milionë lekët e vjetra, aq sa kishim kërkuar për shpifjen, në Gjykatën e Tiranës ndaj PD, nesër do i bëj dhuratë dy kompjutera për shkollën Isa Boletini, është një shkollë në Kodër-Kamzë, atje ku nevojat janë edhe më të mëdha.

Patjetër që ka nevojë kudo në shkollat e Tiranës por shkollat e Kodër Kamzës, apo shkollat e periferisë, Bregu i Lumit, Fresku, Astiri janë shkolla që kanë ende më shumë nevojë për ndihmë dhe materiale didaktike dhe më vjen mirë që të gjithë kolegët, të gjithë kolegët, të gjitha paratë që fitohen nga shpifjet e SHQUP-it do i kthejnë në të ardhura dhe në të mira materiale për fëmijët e Tiranës, si mënyra më simbolike për t?I dhënë dikujt këtë mesazh: Nuk ecet përpara me shpifje! Para ecet me punë, para ecet duke thënë të vërtetën, para ecet duke debatuar nevojat të komunitetit por shpif, shpif se lirohesh nuk funksionon.

Kreu i Bashkisë u kërkoi banorëve të Njësisë 3 që të japin një mbështetje maksimale për PS në zgjedhjet e ardhshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-me-100-mije-leket-nga-shpifja-do-blej-dy-kompjutera-shkollen-ne-koder-kamez