Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për Gergji Bojaxhiun, rrudhja e mëtejshme e qendrës historike të Tiranës është një dëm i madh që po i bëhet trashëgimisë së këtij qyteti.
I ftuar në Ora News, ai thotë se gjithçka lidhet me interesat ekonomike të disa sipërmarrësve dhe njerëzve të pushtetit.
Bojaxhi: Klasa politike në vend që të bëjë gjëra më të mira vjen duke u sofistikuar dhe duke bërë gjëra akoma më të këqia. Para 10 ditësh është ndryshuar përsëri pjesa e mbrojtur e qendrës së Tiranës, kanë bërë sikur e kanë zgjeruar sepse kanë krijuar një rrip rezervë rreth zonës së mbrojtur por kanë hequr vende shumë delikate siç është zona pas kullës së Sahatit. Ka plane të jepen leje për gradaçela të reja.
Kush ka pushtet dhe është afër pushtetit dhe di të bëjë kompromise financiare me pushtetin nuk ka nevojë të shkelë ligjin sepse ligjin e ndryshojmë si na e do interesi ekonomik. Ata që përpiqen të përfitojnë në mënyrë të paligjshme dhe duhen ndëshkuar por që nuk bëjnë kompromise ashtu si duhet në nivelin më të lartë, i bëjnë shembuj kronikash.
Bojaxhi kujtoi se harta e zonës së mbrojtur të Tiranës ndryshoi edhe në 2017, teksa rasti flagrant ishte ai i Teatrit Kombëtar që iu hoq statusi si i mbrojtur.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rrudhja-e-qendres-historike-te-tiranes-bojaxhi-ka-plane-te-jepen-leje-gradacela-te-reja