Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndryshe nga muajt e tjerë shtatori është shoqëruar me një fluks të madh të shtetasve kosovarë që e vizitojnë Shqipërinë për arsye turistike. Dhe fluksi ka pësuar rritje edhe pse në mes të muajit shtator hyri në fuqi qarkullimi me pagesë në Rrugën e Kombit, ku me përjashtim të atyre që kanë abone të gjithë paguajnë nga 5 euro për një kalim. Fluksin e kosovarëve duket se e ka favorizuar edhe moti i mirë.
As taksa në Rrugën e Kombit nuk e ka ndalur fluskin e shtetasve kosovarë që vijnë për arsye turistike në Shqipëri.
Ata kanë pasur numrin më të lartë të hyrjeve në Shqipëri gjatë muajit shtator.
Sipas të dhënave të INSTAT, Kosova ka patur rritjen më të madhe me 66,0 % ose rreth 106 mijë persona më shumë krahasuar kjo me shtatorin e vitit të kaluar.
Ky është një trend i ndryshëm nga muajt e mëparshëm, ku fluksi i shtetasve kosovarë ka qenë me rënie krahasuar me të njëjtat periudha të një viti më parë.
Taksa e Rrugës së Kombit hyri në fuqi në mes të muajit shtator dhe çdo drejtues automjeti që nuk disponon një abone duhet të paguajë 5 euro për një rrugë.
Favorizues duket se ka qenë edhe moti i ngrohtë, ndërsa kjo situatë tregon se pushuesit kosovarë kanë preferuar më shumë vizitat në fundjavë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kosovaret-dyndje-drejt-shqiperise-edhe-me-taksen-e-rruges-se-kombit