Rama dhe Gjonaj prezantojnë kreun e ri të Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçorri

2018-10-23 2

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka prezantuar drejtorin e ri të Policisë së Burgjeve. Bardhyl Kaçorri, është emri që pason Enrik Sulejmanin, i cili u shkarkua nga kreu i Burgjeve, Stefan Çipa, pasi hezitoi të transferojë Ervis Martiajn nga spitali privat për në spitalin e burgut. Për Martinajn kishte një vendim nga Gjykata e Tiranës që e la atw në masën e arrestit burg 30 ditor, pas përplasjes me armë në një lokal në zonën e ish-bllokut, mbrëmjen e 4 tetorit, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagos vetë Martinaj dhe shoqëruesi i tij, Eljo Hato.