Ora News - Uji nuk u rrit, gjykata dënon me gjobë 100 mijë lek këshilltarin Akil Kraja

2018-10-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Akil Kraja, këshilltari i djathtë në Këshillin bashkiak të Tiranës, ka humbur gjyqin me kryebashkiakun Erion Veliaj. Gjykata e Tiranës e ka dënuar 100 mijë lek gjobë plus shpenzimet e gjyqësore, duke ja vlerësuar si shpifje deklaratat e tij rreth një vit më parë se Bashkia ka vendosur rritjen e çmimit të ujit me 40 përqind. Këtë vendim, Kraja e cilësoi si rënie të demokracisë dhe vendosje të autokracisë vendore.

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 100 mijë lek gjobë plus shpenzimet gjyqësore anëtarin e PD-së në Këshillin bashkiak të Tiranës, Akil Kraja.

Vendimi ka ardhur pas padisë së kryebashkiakut, Erion Veliaj, i cili i quajti shpifje deklaratat e këshilltarit të djathtë për rritjen e çmimit të ujit në kryqytet.

Kraja reagoi për vendimin e gjykatës, duke theksuar se sot ka humbur demokracia qytetare.

Akil Kraja: Sot të thuash të vërtetën në Tiranë, të mbrosh qytetarinë, të mbrosh demokracinë, të mbrosh dinjitetin e sovranit mund të dënohesh për shpifje. Ky është realisht një tranzicion i tmerrshëm, një kthim mbrapsht 27 vite.

Vendimin Kraja e quajti fatkeq, ndërsa tha se po rikthehet neni famëkeq 55 i komunizmit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/uji-nuk-u-rrit-gjykata-denon-me-gjobe-100-mije-lek-keshilltarin-akil-kraja

Free Traffic Exchange