Ora News - Lojërat e fatit, organizmi dhe zhvillimi i kalon shtetit

2018-10-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Duke nisur nga data 31 dhjetor të këtij viti do të pushojnë së funksionari të gjitha kazinotë elektronike. Ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë, me kuaj, me qen, apo me çdo lloj skllavi të faunës shqiptare".

Kjo është një nga deklaratat e shumta që kryeministri Edi Rama ka bërë që nga fillimi i këtij muaji për mbylljen e lojërave të fatit që në fakt mori një kthesë të papritur në Komisionin e Ekonomisë.

Një amendament i propozuar nga Partia Socialiste ja heq bastet iniciativës private dhe ja kalon shtetit ndërmjetësimin dhe organizimin për këtë kategori.

Braçe: Neni 1, përgjegjësia e shtetit. Organizimi, zhvillimi, ndërmjetësimi i lojërave të fatit, basteve sportive dhe lotarisë është përgjegjësi e shtetit. Kundër nuk ka, abstenim nuk ka, miratohet.

Në bazë të këtij amendamenti, sipas Ministrit të Financave pas datës 31 dhjetor as lotaria kombëtare nuk do të ketë të drejtë që të vendosë lojëra.

Ahmetaj: Asnjë shoqëri, përfshirë dhe lotarinë kombëtare, nuk mund të vendosë apo të ofrojë lojëra fati sipas konceptit, funksionit/funsionimit të VLT-së.

Asnjë nga deputetët e Partisë Socialiste nuk e kishin të qartë rrugën sesi do të bëhet kjo por kthesa e papritur e këtij vendimi vendos pikëpyetje të mëdha nëse vendimmarrjen e ndryshoi lobimi apo dhe kërcënimet që kishte paralajmëruar kreu i qeverisë që kishin nisur të vinin nga burgjet edhe për deputetë të PS-së.

Një protestë e paralajmëruar të martën para Komisionit të Ekonomisë u anulua, pasi Shoqata e Basteve tha se nuk kishte marrë leje nga policia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prligji-lojrat-e-fatit-te-enjten-ne-parlament-brace-deputetet-presion-kriminal