Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan sot punimet që po kryhen për rehabilitimin e aksit rrugor Vorë-Kthesa e Rinasit-Fushë Krujë.
Ndërhyrja në këtë aks kryhet në kuadër të programit të qeverisë shqiptare për mirëmbajtjen me performancë të akseve rrugore dhe parashikon rehabilitimin e plotë të nënshtresave dhe paketë të plotë asfaltike në 11 kilometra rrugë.
?Sot kemi mbaruar gati gjysmën, kemi arritur deri në Kthesën e Rinasit dhe kemi të bëjmë me një rehabilitim të plotë dhe të thellë sipas standardeve më të mira. Jemi duke punuar nga Rinasi deri në Fushë Krujë. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, ka mundësi aksesi e lëvizjeje si për banorët e zonës apo doganën e Tiranës përmes rrugës paralele. Me ritmin që po ecet, mendojmë të mbarojë shumë më shpejt se afati i kërkuar?, theksoi drejtori i ARRSH-së Afrim Qendro.
Investimi i parashikuar shkon në 4.3 milion euro dhe prek gjithashtu edhe gjithë sinjalistikën vertikale e horizontale.
Ndërkaq, ministri Gjiknuri duke e cilësuar si aks të rëndësishëm nënvizoi nevojën për të mirëmbajtur rrugët edhe në aspektin e disiplinës së lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vijon-rehabilitimi-i-aksit-vore-fushe-kruje-sdo-lejohet-levizja-e-kamioneve-te-mbingarkuar