“Toyota Yaris”, Basha thirret ne prokurori

2018-10-23 0

Mesazhin për kapjen politike të organit të akuzës dhe vënie në shërbim të krimit Lulzim Basha e zhvendosi nga selia blu në Prokurorinë e Tiranës, ku ishte thirrur për të dëshmuar në lidhje me një hetim të nisur ndaj tij për nxjerrje të sekretit shtetëror për çështjen e ?Toyota Yaris?-it.

?E kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës dhe nga krimi, prokuroria po i trajton lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror. Po mbron lidhjet e Taulant Ballës me bandat e krimit të organizuar, lidhjet e Vangjush Dakos me bandat e krimit të organizuar me bandat e krimit të organizuar, si sekret shtetëror. Në vend që të hetojë se kush qëndron prapa transaksioneve kriminale të miliona eurove me ?Toyota Yaris?, në vend që të hetojë se kush i garanton këto akte të rënda kriminale, po e trajton këtë si një nxjerrje të sekretit shtetëror.?

Krahas Taulant Ballës, Lulzim Basha thotë se në aferën e ?Toyota Jaris?-it janë të përfshirë edhe dy deputetë të tjerë socialistë.

?Në këtë aferë janë të përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.?

Provat që disponon Prokuroria, Basha thotë se janë të mjaftueshme për arrestimin e Taulant Ballës dhe zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste të përfshirë në afera kriminale.

?Nëse prokuroria do të vepronte mbi përgjimet zyrtare, faktet dhe provat që disponon, sot Taulant Balla duhet të ishte në arrest. Vangjush Dako duhet të ishte në arrest. Saimir Tahiri, Qazim Sejdini duhet të kishin një pretencë me dekada burg. Fatmir Xhafaj do të ishte jashtë politikës.?

Çështja e ?Toyota Yaris?-it u denoncua nga Lulzim Basha në seancën plenare të 21 Qershorit, ndërsa pak ditë më vonë gjatë një aksioni të policisë në Portin e Durrësit në dy automjete u sekuestruan 3.4 milionë euro. Basha akuzoi Taulant Ballën si garant të parave, ndërsa tha se ato i përkisnin një ndër grupeve më të rrezikshme kriminale të Elbasanit.

Për nxjerrje të sekretit hetimor Kryetari i Partisë Demokratik, Lulzim Basha, është paditur në muajin Qershor në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga kreu i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla.