Baçev: Micev ka abuzuar me fondet e partisë

2018-10-23 1

Kryetari i partisë ?Maqedonia e Bashkuar? Janko Bacev si duket ka humbur betejën brenda partisë së tij. Në partinë e cila bënte fushatë kundër referendumit, pas miratimit të nevojës për ndryshimet kushtetuese, janë shfaqur pakënaqësitë dhe ndarjet. Baçev përjashtoi nga partia bashkëpunëtorin Stefan Vlahov Micov me arsyetimin se në emër të partisë ka marrë fonde nga mërgata dhe të njëjtat i ka shfrytëzuar për qëllime personale, ndërsa në parti ka prezantuar plane radikale.