Në prag të sezonit dimëror dhe me uljen e temperaturave ka filluar edhe rritja e ndotjes së ajrit. Lagjja e Lisiçes sot rezultoi të jetë më e ndotura, me një koncentrim të grimcave PM10 prej 70.06 nga 35 të lejuarat. Sipas analizave të realizuara nga Qyteti i Shkupit, ngrohja me dru është ndotësi më i madh i ajrit.