Temperaturat janë ulur dhe jemi tashmë në stinën e virozëve, një problem që na prek të gjithëve. Por shumë prej nesh shpesh bëjmë gabimin që nxitojmë me vrap tek mjeku, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët tanë. Por mjekja pediatre Ilsa Kraja është e mendimit që ka disa alternativa që secili prej nesh mund ti përdorë në shtëpi pa nxituar drejt spitalit apo ilaçeve. E ftuar sot në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV, Kraja madje foli për një ?produkt sekret? që i ndihmon shumë fëmijët të eleminuar kollitjen e për të bërë një gjumë të qetë.
Unë nuk rekomandoj asnjë herë ilace për kollën, qumësht me mjaltë dhe çaji me mjaltë, ilaçi më i mirë, mund të jetë çajj mali apo dafine. Edhe nëse nuk e konsumojmë direkt, nëse kemi fëmijën me rrufë dhe teshtima, në ambjentin ku qëndrojmë të vendosim një enë me çaj mente që jep ndjesinë e freskisë, edhe zierja e dafinës e gjithashtu ndihmon. Por edhe cokollata është një alternativë e mirë absolutisht, nuk është e shkruar në literaturë. Në praktikën time me fëmijët e mi, kur natën i zë kollë e forte, shpesh i jap pak çokollatë, e cila duke nxitur gjendrat e pështymës, i lubrifikon ato dhe jep ndjesine e ngrohtësisë dhe e ndihmon pjesën e sipërme të rrugëve respiratore.