Hapet mensa e 7 sociale në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-23 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kjo është mensa e 7 sociale e hapur në kryeqytet, ku çdo person pavarësisht mundësive ekonomike, mund të sigurojë një vakt ushqimor.Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kreu i Kryqit të Kuq Shqiptar, Ylli Alushi, shërbyen drekën për të moshuarit dhe personat në vështirësi ekonomike të kësaj zone.?Është traditë e mrekullueshme dhe provon atë që kemi thënë prej kohësh: askush nuk e ka monopol ndihmën, solidaritetin; patjetër që shteti duhet të bëjë të vetën, bashkia po ashtu, ama kur secili merr një pjesë të barrës, gjithçka  bëhet më e lehtë. Ndaj jam sot i bekuar, i lumtur dhe shumë i kënaqur që këtë barrë të ndihmës në komunitetet tona po e ndajmë me miqtë e Kryqit të Kuq. Më vjen mirë që keni zgjedhur këtë komunitet, ku vërtet ka nevoja, por ka edhe shumë fisnikëri, shumë dinjitet, dhe në duart e kolegëve dhe të gjithë rrjetit të vullnetarëve jam i sigurt që do të jetë një histori suksesi?.Kryebashkiaku shtoi se një prej synimeve të Bashkisë është garantimi i një vendi ku te moshuarit apo personat në nevojë mund të kalojnë kohën e lirë.?Fakti që edhe në vendet më të pasura i kushtohet rëndësi atyre që janë nevojtarë, do të thotë se beteja me varfërinë nuk fitohet as me një ditë, as me një natë, as me një javë, as me një supë: është një betejë konstante dhe unë jam i bindur që betejën e varfërisë në Tiranë ne e luftojmë në mënyrë dinjitoze dhe e fitojmë çdo ditë nga pak?Prej tre vitesh në kryeqytet janë në funksion 7 mensa sociale që ofrojnë një vakt për personat në pamundësi ekonomike.