Report TV - Përballja me Bashën, Balla: Më vjen keq për PD-në, e turpshme ku ka përfunduar

2018-10-23 1

TIRANË- Gjykata Penale ka shtyrë për në datën 6 nëntor përballjen e radhës gjyqësore mes Bashës dhe Ballës, pas mungesës së kryedemokratit në seancën e sotme.

Kjo është seanca e tretë që zhvillohet mes kreut të PD-së Basha, i cili nuk është paraqitur asnjëherë deri më tani duke u përfaqësuar nga avokatët e tij, Gazment Bardhi e Ivi Kaso, dhe deputetit të PS-së, Taulant Balla që ka qënë gjithmonë i pranishëm i shoqëruar nga avokati Gentjan Rumano.

3.4 mln eurot u gjetën në 2 automjete "Toyota Auris" në Portin e Durrësit, për të cilën Basha akuzoi Ballën se ishte i përfshirë, akuza të cilat socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur edhe një padi ndaj tij.

Padia e dytë për të cilën akuzohet Basha është ajo për dekonspirimin e operacionit të policisë pasi ai tha në parlament se drejt Shqipërisë ishte nisur një shumë e madhe parash brenda një automjeti "Toyota Yaris" ngjyrë e kuqe. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit.

Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.

Free Traffic Exchange