Report TV - 25 mln € investim, ja projekti për modernizimin e QSUT dhe spitalit të ri kirugjikal

2018-10-23 2

TIRANE-Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Manastirliu kanë njoftuar çeljen e kantierit të ri të punimeve për modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare "NENE TEREZA" ku përfshihet ndërtimi i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme dhe spitalit të kirurgjisë. Ministrja deklaroi se investimi do të kushtojë 25 milionë euro, ndërsa punimet do të përfundojnë pas 30 muajsh.

25 mln euro do të kushtojë investimi. Do të fuqizohen dy nga kolonat e shërbimit shëndetësor. Pas 30 muajsh do të kemi një spital të ri të sëmundjeve të brendshme me 345 shtretër me 14 shërbime. Në këtë spital do të jetë edhe shërbimi i urgjencës polivalente pa e zhvendosur pacientin.

Risi do të jetë edhe spital ditor me 60 shtretër, që nuk kanë pse të rrinë me ditë në spital. Një tjetër kantier është një spital që është Kirurgjia. Në vetëm 9 muaj nga sot do të kemi një spital të ri Kirurgjie, modern. Do të ketë kapacitet mbi një mijë shtretër.

Ogerta Manastirliu
Kryeministri Edi Rama deklaroi se për shëndetësinë është bërë shumë, por mbetet edhe shumë për t?u bërë, ndërsa shtoi se pas përfundimit të spitaleve do të ndërtohet një parking modern. Në fjalën e tij, ai nuk la pa përmendur edhe rritjen e pagave në vitin tjetër.