Furtunë në radhët e VMRO-DPMNE, ikin disa drejtues - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-23 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Votimi pro ndryshimeve kushtetuese nga 8 deputetët e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE në Maqedoni, ka shkaktuar furtunë shkarkimesh në radhët e kësaj force politike. Nënkryetari, Aleksandar Nikollovski tha për mediat se partia u pastrua nga e keqja.?VMRO-DPMNE mbajti mbledhje historike. Partia jonë ka një mekanizëm të fortë që gjithmonë ka sukses në pastrimin e partisë nga e keqja dhe ti kthehet. Komiteti Qendror shkarkoi Mitko Jançev, për shkak të veprimit kundër interesave të VMRO-së dhe Maqedonisë, për shkak të bashkëpunimit të fortë me Zaevin me qëllim votimin e ndryshimeve kushtetuese. Komiteti qendror vendosi kthimin e mandatit për 8 deputetët dhe dorëheqjen e tyre nga postet.?Komiteti Qendror VMRO pas mbledhjes urgjente vendosi shkarkimin e nënkryetarit Mitko Jançev, anëtarit të Komitetit Ekzekutiv, Kostadin Bogatinov. Ish ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov, dhe ish kreut te agjencisë se mbulimit, Sasho Mihajllkov. Ky i fundit akuzohet se ka bërë marrëveshje me kryeministrin Zoran Zaev dhe vëllain e tij, për të siguruar votat e nevojshme për ndryshimet kushtetueseJançev e Bogdanov kanë qenë pjesë e krahut reformues në parti. Lidhur me 8 deputetët që votuan pro ndryshimeve kushtetuese, VMRO-DMPNE ka vendosur kthimin e mandatit dhe përjashtimin e tyre nga radhët e kësaj force politike.Mediat në Maqedoni shkruajnë se deputetët e larguar nga VMRO, mund t?i bashkohen partisë në pushtet LSDM-së.Ndërkohe kryeministri Zoran Zaev është shprehur se shpreson që brenda 15 ditëve do të jenë gati amendamentet, të cilat do të shqyrtohen bashkë me opozitën.