Ora News - Nga selia PS nis furtuna: Shkarkohen 11 kryetarë degësh, priten të ikin dhe drejtorë

2018-10-23 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Paralajmërohen shkarkime drejtorësh në administratë.

Deputetja Elisa Spiropali në një prononcim për median jashtë selisë PS-së tha: Nuk kemi opozitë dhe nuk mund të presim lidhjen e saj për të vënë gishtin ku ka nevojë për ndërhyrje. Po bëhet analizë e punës së drejtorëve, vendime e për shkarkime të disa prej tyre. Po bëjmë analizë e qeverisjes

Deklarata u bë ndërsa në PS u mbajt me dyer të mbyllura mbledhja Kryesia e PS-së.

Ndërkohë gazetari i Ora News, Sonil Frashëri informon se janë shkarkuar 11 kryetarë degësh për mospërmbushje objektivash,neglizhencë dhe shturrje në ato bashki ku drejton opozita

Kjo mbledhje u thirr dy ditë pas arrestimit të ish drejtorit të policisë së burgjeve, Arben Çuko dhe ish deputetit Arben Ndoka.


Rama kerkon raport

Mbledhja u mbajt me dyer të mbyllura ndërsa gazetari i Ora News Sonil Frashëri informon se kryetari i PS-së ka kërkuar një raport lidhur me emërimet si dhe të vendoset një kqyrje më e thellë për emërimet e drejtorëve rajonalë.

Rama duke iu referuar indirekt arrestimeve të djeshme ka kërkuar nga cdo deputet që të identifikojë drejtorët që nuk punojnë siç duhet pasi sipas tij, këta drejtorë me keqmenaxhimin dhe korrupsionin e tyre i kanë nxirë fytyrën socialistëve.

Gjithashtu kërkohet identifikimi i drejtorëve të tjerë të drejtorive rajonale që nuk kanë plotësuar detyrën e tyre siç duhet. Një tjetër kërkesë e kryeministrit për deputetët e forcës së tij politike ishte që të mbanin shënim dhe të raportonin cdo shpifje ndaj tyre në departamentin Anti Shpifje në partinë socialiste në mënyrë që të ndiqet në rrugë gjyqësore.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pas-arrestimeve-rama-kerkon-mbledhjen-e-kryesise-se-ps