Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vendimi i qeverisë ka qënë i qartë. Që prej datës 1 janar kompanitë e basteve nuk do të operojnë më në tregun shqipëtar.
Projektligji ka sjellë dhe reagimin shoqatës që operon në këtë fushë të cilat kërkojnë konsultime në përgatitjet e draftit. Artan Shyti ka shprehur gadishmërinë dhe përgjysmimin e pikave dhe respektimin e distancave.
"Janë biznese të ligjshme, të licensuara për një periudhë 10 vjeçare. Nuk kanë konsumuar as 1/3 e licensës së tyre dhe është normale që në një shtet që mbron lirinë e pronës, lirinë e aktivitetit dhe biznesit në momentin që nuk ka mirëkuptim çështja do të kalojë në rafshin gjyqësorë.
"Kemi hartuar disa propozime të tjera, një prej të cilave është reduktimi deri në vitin 2019 me 50% të pikave në të gjithë Shqipërinë. Për momentin kuota është rreth 4300 dhe brenda 2019 besohet se do të shkojë deri në 2000."-tha Shyti.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mbyllja-e-lojerave-te-fatit-shyti-kerkojme-bashkepunim-me-shtetin-ne-te-kundert-flet-ligji