Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lajmi për financimin nga Athina të disa mediave dhe gazetarëve në vendin tonë, ka ngjallur një debat edhe pse deri tani nuk ka reagim të institucioneve zyrtare. Shoqatat e Gazetarëve dhe drejtuesit e portaleve, kërkoi nga institucionet në vend që të reagohet dhe të bëhet transparencë kush janë mediat dhe gazetarët që kanë përfituar para për të punuar kundër interesave të vendit. Aleksandër Çipa dhe Anila Basha, thanë se kjo hitori po ndikon negativisht në besueshmërinë e medias.
Shoqatat e Gazetarëve dhe drejtues të portaleve informative, penetrimin e parave nga Athina në mediat shqiptare, e cilësojnë si cënim të sigurisë kombëtare, ndaj kërkojnë nga institucionet të reagojnë dhe të bëjnë transparencë, duke publikuar emrat e gazetarëve dhe mediave që kanë përfituar fonde.
Aleksandër Çipa: Reagimi nuk mund të jetë as politik dhe as propagandistik por duhet të jetë një reagim institucional.Është momenti që institucionet e mbrojtjes së interesit kombëtar, institucionet shtetërore dhe ligjzbatuese të mund të ndjekin të gjitha rrjedhat e depërtimit të fondeve financiare nga një shtet tjetër në subjekte, individë apo qoftë edhe në skena mediatike të vendit.
Anila Basha: Duhet një transparencë e plotë për këtë çështje dhe kjo duhet të dalë me një dokument zyrtar.
Aleksandër Çipa, drejtues i Unionit të Gazetarëve dhe drejtuesja e portalit newsbomb, Anila Basha, thonë se kjo situatë po përkeqëson më tej besueshmërinë e medias.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/parate-e-athines-ne-mediat-shqiptare-shoqatat-e-gazetareve-kerkojne-transparece